Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me deputetët nga subjekti i tij, Avni Dehari, Hydajet Hyseni e Gani Krasniqi, kanë qenë sot për ngushëllime te familja e Jakup Krasnqit në Negroc të Drenasit.

Konjufca duke shprehur ngushëllimet për vdekjen e Azem Krasniqit, vëllait të vogël të Jakupit, ka thënë se baci Jakup e ka mbajt shumë afër vetes në Kuvend dhe e ka mësuar se si duhet shteti.

“Babai im ka qenë shok me bacin Jakup, kanë qenë bashkë në burg. Kam qenë edhe unë për pesë vjet nënkryetar i tij në kuvend dhe më ka mbajtur afër, më ka respektuar dhe më kë mësuar shumë gjëra. E çmoj shumë dhe kam një respekt të veçantë për të”, ka thënë Konjufca.