19.7 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Glauk Konjufca: Obligimi për konstituim të Kuvendit është i të gjithëve, çka ka bërë opozita?

Deputeti Glauk Konjufca ka prezantuar qëndrimin e VV-së për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se qasja e opozitës ka qenë bllokuese.

“Qasja e opozitës ishte bllokuese, ata zgjodhën të mos e votojnë zonjën Albulena Haxhiu. Pasi ne nuk i kishim 61 vota, morëm seri të veprimeve të tjera, duke gjykuar veprime që mund të ndihmojnë konstituimin e Kuvendit. Njëra prej veprimeve është ftesa dy herë me radhë e kryetarit tonë për kryetarë të subjekteve politike, që të takohen e të bisedojnë. VV-ja gjithmonë ka vlerësuar që nëse partitë opozitare e bllokojnë kryetarin e Kuvendit, ne kemi thënë që i njëjti reciprocitet mund të aplikohet edhe për nënkryetarët, dhe kështu nuk shkojmë askund”, tha Konjufca.

“Nëse hyhet në rrugën e bllokimit, atëherë duhet ta dini ka thënë Gjykata Kushtetuese, se nuk mund të bëhet njëanshëm vetëm për kryetarin. Obligimi për të përfunduar konstituimin, është obligim i të gjithë deputetëve. Nuk është përgjegjësi vetëm e atij grupi që ka dalur i pari në zgjedhje. A më tregoni çka ka bërë pala tjetër me zhblloku Kuvendin. E kemi LDK-në që e ka qëndrimin më radikal, që nuk merr pjesë në asnjë votim. I keni edhe subjektet e tjera, që kanë dhënë propozimet e tyre, dhe për këtë arsye ne si subjekt, kryetari i VV-së, i ftoi në takim nesër kryetarët e subjekteve politike, ashtu që të bëhet edhe një përpjekje e re”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit