13 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Glauk Konjufca mori pjesë në Ceremoninë e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së

- Advertisement -

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës, sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt Ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoni morën pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa

Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti,

drejtues të tjerë të institucioneve vendore e përfaqësues diplomatikë të

vendeve mike, përfaqësues të familjes së Komandantit Legjendar Adem

Jashari e familjarë të tjerë të dëshmorëve.

 

Ceremonia filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe shtetëror nga

orkestra frymore e FSK-së, për të vijuar me nderimet te Obelisku i Lirisë

nga presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca,

kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i

FSK-së, Bashkim Jashari, përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifat Jashari dhe

përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta, Fadil Shurdhaj.

 

Në vazhdim të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan presidentja

Osmani, kryeministri Kurti dhe përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifat Jashari. ​

Të ngjashme

Të fundit