Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të ri në “Instagram”, ku shfaqet më provokuese se kurrë.
E veshur me të brendshme të zeza dhe bizhuteri të mëdha argjendi, ajo pozon në shtrat me dy kryqe të mëdhenj mbi gjoks, në një set që duket të jetë realizuar gjatë natës në Nju Jork.
“Ora 2 e mëngjesit në Nju Jork”, duke shtuar edhe më shumë mister dhe tërheqje rreth imazheve.
Postimi ka marrë pëlqime dhe komente nga miqtë dhe fansat e saj, të cilët kanë shprehur admirimin për stilin dhe guximin e saj.