22.7 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Gjyshja nga Berlini që driblon dhe shënon në moshën 73-vjeçare

- Advertisement -

Ndryshe nga shumë të moshuar që zgjedhin të shijojnë pensionin me udhëtime në anije, punime dore apo gjumë të qetë, Karin Walk nga Berlini ka një pasion të veçantë: futbollin.

Në moshën 73-vjeçare, ajo është futbollistja më e vjetër në Gjermani dhe vetëm së fundmi ka nisur të luajë futboll aktivisht.

Karin tregon për gjermanen Bild, se sporti ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së saj.

Si vajzë e vogël, ajo përjetonte me emocion ndeshjet e ekipit kombëtar gjerman, ndërsa familja e saj ishte gjithmonë tifozë e klubit Hertha Berlin.

Kujtimet e saj nga fëmijëria përfshijnë edhe vizitat në stadium, ku babai e mori për herë të parë për të parë një ndeshje.

Pavarësisht moshës, Karin vazhdon të ndjekë ëndrrën e saj sportive, duke treguar se pasioni dhe dëshira nuk kanë kufij moshe.

 

Të ngjashme

Të fundit