Tani që ndodhet jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Kiara e shikon njeriun e saj të zemrës përmes ekranit, por me një shoqëruese të vecantë. Gjyshja e moderatores, Leta, jo vetëm që vazhdon ta ndjekë BBV edhe pas daljes së mbesës, por ka dicka për të thënë në lidhje me marrëdhënien e saj me Luizin.
Pak caste më parë, Kiara ka postuar në Instastory një video ku së bashku me gjyshe Letën janë duke ndjekur live BBVIP. Gjyshja e moderatores ka shprehur për herë të parë publikisht mendimin që ka për Luizin dhe raportin me mbesën e saj.
“Ti edhe Luizi cift gjithë jetën. Ta dinë njerëzit kush je ti. Kiara Tito”, shprehet gjyshja e moderatores.
Ndërsa Kiara nga ana tjetër, teksa i shpreh dashurinë, i thot të mos mërzitet nga fjalët e njerëzve.