10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gjyshinca thotë se Kosova nuk e diskutoi çështjen dinarit në Bruksel, por mënyrën e zbatimit

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Gazmend Gjyshinca, tha se Kosova asnjëherë nuk e ka diskutuar çështjen e dinarit në nivel të dialogut, sipas tij, në Bruiksel është diskutuar për mënyrën e zbatimit të këtij vendimi.

Në studion e emisionit “Info-Nata” në Tëvë1, Gjyshinca tha se qëllimi i Kosovës është që të realizohet kushtetutshmëria në tërë territorin Kosovës, derisa tha s vendimi i BQK-së është në këtë drejtim.

“Qeveria nuk ka shkuar asnjëherë për të diskutuar për dinarin atje, dhe është shumë e rëndësishme, duhet t’i lexojmë dokumentet, përmbajtjet, ajo për çka është diskutuar atje është mënyra se si do të implementohet vendimi i BQK-së për dinarin, nuk është diskutuar vendimi, karakteri e as nuk është bërë fjalë që të diskutohet dhe këtë e ka deklaruar edhe zv.kryeministri Bislimi”, tha Gjyshinca.

Ai shtoi se nuk mund të jep më shumë detaje rreth marrëveshjes në Bruksel për dinarin, por shtoi se një nga detajet diskutimit është se në Bruksel nuk është diskutuar vendimi por mënyra e zbatimit.

“Qëllimi i Kosovës dhe i yni si shumicë parlamentare është që të qohet deri në fund, në plotni funksionaliteti, kushtetutshmëria në të gjithë territorin e Kosovës, në këtë drejtim e kem parë vendimin e BQK-së edhe pse është një trupë e pavarur, dhe tashmë mendoj që edhe vet faktori ndërkombëtar e ka kuptuar këtë çështje. Çfarë propozimi e ka pranuar, e dimë çfarë e ka pranuar mirëpo meqenëse Bislimi është i përfshirë në këtë proces dhe nuk e ka parë të rrugës ta bëjë publike, besoj që do të ishte e rrugës të jem në një vijë me të dhe besoj që në momentin që nga vet kryenegociatori do të publikohet kjo, do të diskutojmë, e kemi diskutuar karakterin tij. Detajet, nuk janë diskutuar asnjëherë, karakteri i vendimit, është diskutuar mënyra se si do të zbatohet ky vendim. Po ashtu nuk do të ketë asgjë jashtë kësaj kornize të parapërcaktuar nga Qeveria e Kosovës. Qëllimi final është të dakordohemi por nuk është befasi nëse ndodhë e kundërta për shkak se po dihet me kë po flasim”, tha Gjyshinca.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit