Deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca ka komentuar deklaratat e fundit të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier duke thënë se i kanë marrë me shqetësim dhe po bëjnë çmos që ato të kanalizohen në atë formë që mos të prekin raportet e mira mes palëve.
Gjyshinca ka theksuar se prioritet mbi prioritete i institucioneve të Kosovës është shtrirja e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit.
Ai ka theksuar se për asnjë moment nga partnerët tanë nuk ka pasur kundërshtim për vendimet që ka marr Qeveria e Kosovës, por që ka pasur dallim në mënyrën e ekzekutimit të tyre, e cila sipas tij do të tejkalohet.
“Shtrirja e ligjshmërisë, kushtetueshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës është prioritet mbi prioritete për të gjitha institucionet e Kosovës. Në këtë drejtim edhe ruajtja e raporteve të mira me partnerët tanë ndërkombëtar. Ne i kemi marr me shqetësim deklaratat e ambasadorit amerikan të ditëve dhe të javëve të fundit. Po bëjmë çmos që ato t’i analizojmë dhe t’i kanalizojmë në atë mënyrë që mos të preken raportet e mira të cilat ekzistojmë mes shteteve tona. Është e rëndësishme të përmendet që për asnjë moment, nga të gjitha deklaratat që janë dhënë prej partnerëve tanë nuk kemi të bëjmë me një kundërshtim për vendimet që i ka marr Qeveria e Kosovës.Nuk kemi të bëjmë me një vendim nga BQK që bie ndesh me ligjshmërinë dhe partnerët tanë. Dallimet ekzistojnë të mënyra se si është ekzekutuar dhe unë mendoj që edhe këtë po e tejkalojmë” është shprehur ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1.
Duke folur për takimin në Bruksel për çështjen e dinarit, ai ka thënë se nuk është disktuar vendimi, por mënyra e zbatimit dhe për këtë ka thënë se dallimet me partnerët po tejkalohen.
“Nuk kemi të bëjmë me një vendim nga BQK që bie ndesh me ligjshmërinë dhe partnerët tanë. Dallimet ekzistojnë të mënyra se si është ekzekutuar dhe unë mendoj që edhe këtë po e tejkalojmë”, tha ai.
Më tej, për Gjyshincën duke nisur nga kryeministri, Albin Kurti, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi e guvernatori i BQK-së, Besnik Ismaili, të gjithë po i adresojnë shqetësimet që janë paraqitur këtë kohë.
“Për ne prioritet ka qenë dhe vazhdon të mbetet lufta ndaj krimit dhe korrupsionit në gjithë territorin e Kosovës. Edhe kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri Bislimi edhe guvernatori Ismaili e kanë bërë të ditur se do t’i adresojnë të gjitha shqetësime e ankesat të cilat janë paraqitur javët e fundit nga palët e interesit brenda këtij procesi, ka shtuar ai.