Një rast tronditës është raportuar të shtunën në Istog.
Gjyshërit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht nipin dhe mbesën e tyre.
Sipas policisë, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Një femër dhe një mashkull kanë raportuar se janë rrahur nga gjyshi dhe gjyshja i tyre. Viktimave i është ofruar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.