8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Gjyqtari zviceran ndihmoi Prokurorinë e Speciales në përpjekjen e saj për ta nxitur Gecin kundër Thaçit: Si ndodhi kjo?

- Advertisement -

Gjatë seancës që është mbajtur dje dhe sot, ku ka dëshmuar Fadil Geci, Misetic ka zbuluar se Prokuroria e Gjykatës Speciale e ka nxitur dëshmitarin Fadil Gecin që ta rrisë armiqësinë kundër Hashim Thaçit.

Avokati i Thaçit ka treguar se si është bërë një gjë e tillë.

Sipas tij, kjo ka ndodhur në takimin përgatitor, ku Gecit i është treguar intervista e Rexhep Selimit, të cilën e ka dhënë në Prokuroria.

Duke e parë një gjë të tillë, gjyqtari Guénaël Mettraux e ka ndihmuar prokurorinë duke e prezantuar një intervistë të Hashim Thaçit dhënë para prokurorisë, ku ishte folur edhe rreth komunikatës numër 59, raporton Lajmi.net.

Momenti kur gjyqtari Mettraux nxori në publik copëza të intervistës së Thaçit:

Mettraux : A ju kujtohet një pyetje e zotit Misetic dje ku ai ju pyeti lidhur me qasjen që ju keni pasur në procesverbalin e një interviste të Rexhep Selimit nga prokuroria dhe a ju kujtohet gjithashtu që zoti Misetic ju pyeti nëse e keni parë deklaratën e bërë nga zoti Thaçi, dhe në qoftë se një dokument i tillë ju është paraqitur nga prokuroria. A ju kujtohet të jenë bërë këto pyetje dje nga Misetic, zoti dëshmitar?

Geci: Më kujtohet mirë

Mettraux : Dhe ju në përgjigje të këtyre pyetjeve thatë që do të kishit dashur të kishit pasur mundësinë ta shikonit atë, a ju kujtohet kjo?

Geci: Po

Mettraux: Do i kërkoja sekratares tani të paraqes në ekran provën P742, pjesa 15. Për t’ju orinetuar bëhet fjalë për procesverbalin e një interviste që zoti Thaçi i ka dhënë Zyrës së Prokurorisë së kësaj gjykate, me datë 16 korrik 2020, dhe në një prej vendeve të kësaj deklarate do i kërkohej që të komentoj lidhur me disa aspekte dhe në vecanti ai përmend komunikatën 59. Do të shikojmë pjesë të caktuara të intervistes dhe pastaj do të bëjë pyetjet përkatëse, dëshmitar. Kalojmë tek faqja 2 e transkriptit të intervistes në versionin në shqip dhe anglisht.

Ndërkaq, më poshtë, është momenti kur Misetic e ballafaqoi dëshmitarin me faktin se ishte nxitur nga prokuroria që ta rriste gjuhën armiqësore kundër Thaçit.

Misetic: Ju tani pretendoni se e keni dëgjuar Rexhep Selimin të thoshte në atë videon që u transmetua këtu në ekran që ai ka marrë një telefonatë nga Hashim Thaçi. Unë ju them që në videon që kemi parë dhe kemi dëgjuar nuk flitet fare për një bisedë telefonike që i bën zoti Thaçi, zotit Selimi. Unë po ju them që këtë nuk e keni parë në gjykatë, në video. Ndoshta këtë informacion ju e keni marrë nga intervista e zotit Selimi që e keni lexuar gjatë seancës përgatitore me ZPS-në. A e pranoni ju këtë gjë dëshmitar?”

Geci: “Është e vërtetë që është e njëjta. Në intervistë e thotë e ka shkru vet Hashim Thaçi kurse këtu edhe akuzat që i bohet nga prokuroria, thotë me telefon më ka thirrë edhe i kom thanë ma, edhe ka thanë po du mi shfarosë këtë familje”

Misetic: “A e pranoni se ZPS-ja gjatë tregimit të intervistës së Rexhep Selimit për ju e ka rritur edhe më tepër armiqësinë tuaj ndaj zotit Thaçi, dhe kjo armiqësi është bërë edhe më e madhe se sa ka qenë më e madhe përpara se të jepnit intervistë për ZPS-në dëshmitar”.

Geci: Unë mendoj e ki gabim, punën ma të mirë kjo e ka ba kur na i ka ofru krejt mundësitë e mundshme me pa me sy tut, kush, çka qysh. Osht për mu vlerësu për punën e mirë që ka ba. E kundërta e asaj që po e thua ti që nuk menoj që si ekspert duhet me e thanë ata. Nuk i bo mirë as mbrojtësit ton me e thonë ato. I bo dom. Dom po i bon”.

Misetic: “Me mbrojtjen e klientit tim merem unë, ti duhet të merresh që të na tregosh me gjërat që di vet. Tema e fundit është që gjatë seancës përgatitore me ZPS-në, ju nuk mendonit që zoti Thaçi donte që të shkatërronte gjithë familjen tuaj, dhe ndërkohë pasi patë dëshminë e zotit Selimi juve pastaj menduat që donte zoti Thaçi që ta fshinte gjithë familjen tuaj”.

Geci: “Jo more sipas, po e kom pa gjatë tërë kohës unë prej që u ardh në 1998-ës. Punën e tij kom pa me sytë e mij. Që ka menu me na shfaros”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit