20.4 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Gjyqtari tregon si e favorizoi Messin pasi bëri një marrëveshje me yllin argjentinas

- Advertisement -

Një gjyqtar tashmë në pension ka zbuluar se si ai favorizoi hapur Lionel Messin në një ndeshje, pasi argjentinasi pranoi t’i jepte fanellën e tij pas ndeshjes, duke përmbushur një kusht të rreptë.

Në Copa America të vitit 2007, Messi ishte pjesë e përfaqësueses së Argjentinës që mposhti Meksikën 3-0 në gjysmëfinale.

Messi shënoi në atë ndeshje së bashku me Gabriel Heinze dhe Juan Roman Riquelme.

Ylli i atëhershëm i Barcelonës rrezikonte të ndëshkohej me karton të verdhë në atë përballje, gjë që do ta kishte përjashtuar nga finalja ndaj Brazilit për shkak të akumulimit të kartonëve gjatë turneut.

Por ish-gjyqtari Carlos Chandia, që e drejtoi atë takim, zbuloi se e kurseu Messin nga përjashtimi, me një kusht të vetëm, që ai t’ia jepte fanellën e tij pas ndeshjes.

“Papritur, Messi e ngre një top dhe e prek me dorë, por në mes të fushës. Nuk kishte ndonjë rast për shënim për ekipin meksikan apo diçka të tillë”, tregoi Chandia.

“Pra, i thashë: ‘Ky është karton i verdhë, por do të më kushtojë fanellën tënde,’ dhe nuk ia dhashë kartonin”.

“Kishin mbetur edhe dy minuta e gjysmë, dhe rezultati ishte 3-0. Nëse do t’i tregoja karton të verdhë, do t’i hiqja mundësinë të luante në finalen e Copa America”.

“Ai ma dha fanellën në dhomën e zhveshjes më pas. Në fakt, deshi ta hiqte në fushë, por i thashë: ‘Jo, jo, jo, çoje në dhomën e zhveshjes’. Dhe ai erdhi në dhomën e zhveshjes me fanellën dhe ma la atje”.

Ish-gjyqtari kilian përfundimisht ia dhuroi fanellën e veshur në ndeshje djalit të tij dhe zbuloi se veprimi i tij bëri që të mos zgjidhej për të gjykuar finalen e Copa America atë vit.

Të ngjashme

Të fundit