Shqipëria sonte është mysafire e Letonisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Kuqezinjtë dolën të zhgënjyer nga barazimi me Serbinë pasi patën mundësinë e artë për fitore por Rey Manaj nuk e kishte konkretizuar penaltinë.
Sidoqoftë, ata luajnë sonte për fitore ndaj letonëve, dhe në këtë takim drejtësinë do ta ndajë referi Halil Umut Meler.
Meleri njihet ndërkombëtarisht për incidentin në Superligën e Turqisë, kur ishte goditur me grusht në fytyrë nga Faruk Koca, presidenti i Ankaragucu-t.