Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka reaguar pasi shefi i EULEX-it Giovanni Pietro Barbano emëroi Christopher Gosnell si gjykatës të ri në Speciale.
Emërimi i tij pason dorëheqjen nga Regjistri të gjykatësit Kenneth Roberts, po ashtu nga Kanadaja.
Lidhur me këtë zhvillim, Behrami tha se nga kjo gjykatë nuk i raportojnë Kosovës por EULEX-it dhe UNMIK-ut.
“Për ata që ende mendojnë se Gjykata Speciale është e Kosovës: shikoni se si shefi i EULEX-it i emëron gjykatësit e Speciales.
Prandaj këta nuk u raportojnë institucioneve të Kosovës, por u raportojnë EULEX-it dhe UNMIK-ut”, shkruan ai në një postim në Facebook.