11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Gjyqtari i FIFA-s: 40% e atyre që merren me futboll janë homoseksualë ose biseksualë

- Advertisement -

Gjyqtari brazilian i FIFA -s, Igor Benevenuto, beson se deri në 40 për qind e atyre që merren me futboll janë homoseksualë ose biseksualë.

41-vjeçari u bë arbitri i parë nga FIFA në historinë e futbollit që doli si homoseksual muajin e kaluar.

Benevenuto, i cili shihet si një nga arbitrat më të mirë në futboll, pranoi në atë kohë se ishte detyruar të fshihte veten e tij të vërtetë për më shumë se 20 vjet, në mënyrë që të përshtatej me kolegët e tij në këtë sport.

Benevenuto i tha revistës gjermane Der Spiegel : “Le të marrim parasysh çdo person të përfshirë në futboll – zyrtarë, menaxherë, lojtarë dhe gjyqtarë. Tridhjetë deri në dyzet për qind e tyre janë homoseksualë ose biseksualë, ose kanë bërë diçka në një kohë me një burrë tjetër. Do të habiteshit se kush është homoseksual në këtë industri.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit