-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Gjyqtarët serbë, KGJK-ja propozon shkarkimit e Kryetarit të Gjykatës dhe shefit të Divizionit të Apelit në Mitrovicë

- Advertisement -

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) në takimin e mbajtur më 28 korrik 2023 ka marrë vendim që t’i propozojë Presidentes së Republikës së Kosovës shkarkimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanović, dhe udhëheqësit të Divizionit të Gjykatës së Apelin në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq.

Pjesëmarrjen e Stevanović dhe Kabashiq në tubime politike të organizuara nga “Lista Serbe”, KGjK-ja e ka cilësuar si shkelje të rëndë disiplinore, për të cilën arsye ka marrë vendim që t’i propozojë për shkarkim.

Burime të “Betimi për Drejtësi” në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe Gjykatën e Apelit bëjnë të ditur se aktualisht rasti është në procedurë ankimore. Në rast se këto vendime konfirmohen, KGjK do t’i propozojë Presidentes që të njëjtit t’i lirojë nga detyra.

Gjykatën Supreme derisa i njëjti mund të hyjë në fuqi nëse askush prej palëve nuk parashtron ankesë.

Shkarkimi i Stevanović dhe Kabashiq ndërlidhet me pjesëmarrjen e tyre në tubime politike. Pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për ri regjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës, u organizuar protesta nga “Lista Serbe”, në të cilat morën pjesë edhe Stevanović dhe Kabashiq.

Në shenjë revolte, gjyqtarët dhe prokurorët serbë, përfshirë edhe Stevanović dhe Kabashiq, ofruan dorëheqjet e tyre, të cilat ende nuk janë shqyrtuar nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

BpD ka kontaktuar me Kryesuesin e KGjK-së Albert Zogaj, por ai nuk ka pranuar të flasë për këtë temë me arsyetimin se këto procedura janë konfidenciale.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit