13.3 C
New York
Wednesday, November 26, 2025

Buy now

Gjyqtarë nga Kosova në duelin Sigma – Celje

- Advertisement -

Arbitrat nga Kosova janë përzgjedhur nga UEFA për të drejtuar ndeshjen Sigma Olomuc – Celje, e cila i takon xhiros së katërt të fazës së ligës të Ligës së Konferencës.

Gjyqtar kryesor i këtij takimi, do të jetë Genc Nuza, i cili do të ndihmohet nga asistentët Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa, ndërsa i katërti do të jetë Vigan Ibërdemaj.

Në dhomën e VAR-it, kryesori do të jetë Dardan Çaka kurse në AVAR është asistenti i tij Lirim Jashari.

Gjyqtarët kosovarë do të monitorohen nga ish-gjyqtari i njohur, belgu Frank De Bleeckere, i cili është vëzhgues i zyrtarëve të këtij takimi.

Dueli Sigma – Celje, luhet të enjten prej orës 18:45 në Çeki.

Të ngjashme

Të fundit