7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Gjyqtarë danez për duelin Rumani – Kosovë

- Advertisement -

Shtëpia Evropiane e futbollit – UEFA, ka caktuar gjyqtarët për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës.

Dueli mes Rumanisë dhe Kosovës, do të luhet të premten mbrëma në Bukuresht kurse gjyqtar kryesor do të jetë Morten Krogh nga Danimarka.

Krogh do të asistohet nga Victor Skytte e Steffen Bramsen, të cilët gjithashtu janë nga Danimarka.

Përballja e së premtes në Bukuresht do të jetë e rëndësishme për vendin e parë në grupin C2 të ligës C.

Rumania prinë në tabelë me pikë maksimale – 12 – prej katër ndeshjeve të luajtura, ndërsa Kosova është e dyta me tri pikë më pak.

Në ndeshjen e parë të luajtur në muajin shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Rumania pati triumfuar me rezultatin 3:0.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit