-6.2 C
New York
Tuesday, January 20, 2026

Buy now

Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët do dalin fitimtarë

- Advertisement -

Procesi gjyqësor në rastin e ish-krerëve të UÇK-së po shkon drejt fundit. Të hënën e 19 janarit janë dorëzuar dosjet përfundimtare, derisa pas tyre do të pasojë fjala përfundimtare që pritet të mbahet nga 9 deri më 18 shkurt.

Pas fjalës përfundimtare, gjyqtarët kanë afat prej tre muajsh që të shpallin vendimin e shkallës së parë, me mundësi shtyrje edhe për dy muaj të tjerë.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati në Klan Kosova tha se beson që fundi i këtij gjyqi do të jetë i mirë.

“Këtij gjyqi maratonik i erdhi fundi, dhe unë besoj që fundi do t’i vjen shumë mirë, se Gjykata Speciale ka punuar me prova të fabrikuara nga Serbia dhe disa shqipfolës ë cilët mendojnë që mund ta dëmtojnë UÇK-në dhe Kosovën”, tha Gucati në emisionin “Ora Shtatë”.

Ai u shpreh i bindur se ‘presidenti dhe të tjerët do të dalin fitimtar’.

Të ngjashme

Të fundit