11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Gjyqi në Hagë, avokati Hodaj: Ritmi i gjykimit nuk është në përputhje me standardet evropiane

- Advertisement -

Avokati Taulant Hodaj ka thënë se procesi i gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë mund të zgjasë deri në vitin 2027.

Sipas tij, kjo mund të ndodh nëse gjykimi vazhdon me ritmin aktual.

“Nëse shkon me këtë ritëm, sepse unë është e vërtetë që në 2027-ën që thanë avokatët e mbrojtjes në 2027-ën smundet me i kry prokuroria e lëre më kjo. Mendoj që nuk është në përputhje me standardet evropiane që janë të vërtetuara nga aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg dhe mendoj që ato janë të aplikueshme edhe në Gjykatën Speciale dhe kjo bie ndesh nëse vazhdon me këtë ritëm. Por shpresoj që në të ardhmen që prokuroria do të tërhiqet nga disa dëshmitarë të tjerë në mënyrë që të vazhdojë dhe pastaj mbrojtja mendoj që s’ka me pas shumë dëshmitarë”, tha Hodaj në Pressing.

“Përndryshe mendoj që ky rast ka me qenë rasti më i madh sepse ka shumë pika të aktakuzës shumë mbrojtës dhe mendoj që kjo është një arsye pse po vonohet, pra dy palët janë duke i shfrytëzu ato hapësirat ligjore”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit