Gjykata Speciale do të nis seancat të hënën (13 janar), pas përfundimit të pushimeve dimërore.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Christopher Bennett për Albanian Post.
“Dëshmitari i së hënës do të dëshmojë në seancë publike”, ka thënë Bennett për AP.