3.2 C
New York
Thursday, January 15, 2026

Buy now

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Specialja njofton datat, ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

- Advertisement -

Nga 9 deri me 13 shkurt dhe nga 16 deri me 18 shkurt janë datat kur në Gjykatën Speciale do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Këto seanca, gjatë këtyre ditëve pritet që të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 16:30.

Specialja në komunikatën për media, ka njoftuar edhe se në rendin e ditës parashikohet të jenë deklaratat përmbyllëse të prokurorisë.

Ndërsa pas kësaj, do të jenë deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit, asaj të Veselit, të Selimit e Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit