Blerta Deliu, deputetja e PDK-së, thotë se nuk gjyqi që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK nuk është drejtësi.
Në emisionin “Opinion”, Deliu tha se kur deputetët e Kosovës votuan për ngritjen e Gjykatës Speciale, ishin të bindur se ajo do të shërbente për të vendosur drejtësi, por sipas saj, ky organ i drejtësisë po përndjek ish-krerët e UÇK.
Blerta Deliu: Asnjëri prej drejtuesve të UÇK-së që sot ndodhen në Hagë nuk gjykohen atje si përfaqësues politikë të Kosovës. Edhe zoti Thaçi, edhe zoti Veseli, edhe zoti Selimi. Katër figura kryesore atje e kanë gjykim për çështje të luftës. Nëse i kthehemi bazës mbi të cilën është krijuar Gjykata Speciale, asaj kohe ka qenë absolutisht raporti i Dick Martit. Ne kemi pasur një presion të jashtëzakonshëm që të hapim rrugë drejtësisë.
Blendi Fevziu: Ju kishit një siguresë që kjo gjykatë shkelte të drejtat e njeriut, disa parime të drejtësisë. Parlamenti i Kosovës mund ta revokonte ose të kërkonte ndryshimin… se kështu keni krijuar një mostër që nuk e kontrollon askush.
Blerta Deliu: Fakti që deputetët e Kuvendit në atë kohë votuan, ishin të bindur në një legjitimitet të Kosovës, por edhe me një legjitimitet ndërkombëtar, ku ka degraduar procesi pesëvjeçar. Në atë kohë zoti Thaçi dhe të tjerët kishin kërkesë që ne ta votonim sepse ai ishte i bindur që do të gjykohej ai dhe shokët e tij për një proces që Lufta Çlirimtare e Kosovës duhej të kishte një epilog të një lufte të drejtë, të një lufte për çlirim. Pra është degraduar procesi pesëvjeçar, ku jemi sot, është përndjekje, është degradim i drejtësisë dhe sot fatkeqësisht nuk mund të flasim për drejtësi.