Zyra e Prokurorit të Specializuar kë bërë të ditur se pas urdhërit të Trupit Gjykues nuk do të mbështetet në dëshmitë e dhjetë dëshmitarëve.
Në njoftim tutje bëhet e ditur se deklaratat e 13 dëshmitarëve do të paraqiten vetëm me shkrim.
“Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues të 21 shkurtit, ZPS-ja njoftoi sot, më 21 maj, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e 13 dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë” – thuhet në njoftim.