Ekipet mbrojtëse të ish krerëve të UÇK-së kanë dhënë kritikat e tyre për mungesë të përkrahjes financiare nga shteti i Kosovës, ndërkaq sot gjatë seancës është përmendur nga kryegjyqtari çështja e përgjimeve të mbrojtësve.
Sipas avokatit, Adrian Bajraktarit komunikimi i personave nën akuzë me ekipën mbrojtëse të tyre është e drejtë bazë e çdo personi.
“Kjo në një formë është konfirmim që procesi është duke shkuar pa shkelje sa i përket kësaj çështjeje, për faktin se një prej të drejtave bazë të çdo personi që ballafaqohet me akuza kanë të drejt të kenë komunikim të rregullt dhe normal me ekipet mbrojtëse të autorizuara sipas tyre”, tha Bajraktari.
Tutje sipas tij, deklarata e kryegjyqytarit ka konfirmuar që veprimet e komunikimit nuk ishin ndesh me ligjin.
“Vlerësoj që kryetari i trupit gjykues sot vetëm e ka konfirmuar atë që në fakt e thotë ligji, sepse ka konfirmuar që sa i përket çështjes së monitorimit të komunikimit nuk ka pasur veprime që bien ndesh me ligjin. Sigurimi mjeteve financiare është obligim ligjor, për faktin se ditën kur u miratua ligji për dhomat e specializuara u miratua edhe ligji që siguron mbrojtje juridike dhe mbështjetje financiare. Andaj përveç që është obligim ligjor, sigurimi i mbrojtjes kualitative në kuader të këtij procesi është obligim përtej aspektit ligjor për faktin se këta persona nuk po akuzohen në kapacitete perosnale por si ish krerë të Ushtrisë e cila me popullin eKosovës dhe Aleancës më të fuqishme rezultoi në çlirimin e vendit”, tha Bajraktari.