7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të nis në mars, e të zgjas deri në katër vjet

- Advertisement -

Katër vjet vlerësohet se do të zgjasë gjykimi në shkallë të parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Dhomat e Specializuara. Gjykimi pritet të filloj brenda tre muajve të parë të këtij viti. Procesi sipas ish-avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, është përcjellur me shkelje të të drejtave të njeriut.

Pas mbi dy vitesh të kaluara në paraburgin, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, pritet të nis në mars të këtij viti.

I gjithë procesi deri më tash, sipas ish-avokatit të popullit Hilmi Jashari, është përcjellur me shkelje të të drejtave të njeriut.

Hilmi Jashari, ish-avokat i Popullit ka thënë se “Unë konsideroj se ka pasur kogja probleme në aspektin e barazisë së armëve dhe sidomos të mbrojtjes adekuate që do të duhej ta ketë pala e akuzuar në këtë Gjykatë, pa marrë parasysh se kush janë ata. Fillimisht këto kanë qenë problemet kryesore, megjithatë edhe vet natyrë e Gjykatës si e tillë dhe ajo që i parapriu kësaj gjykate ka pasur disa kontradikta në vetvete”.

Jashari vlerëson se Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit duhet t’u garantohet një gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor, pavarësisht problematikave që mund të shfaqen.

Ish-avokati i Popullit ka theksuar se “Kompleksiteti i çështjes bie mbi përgjegjësinë e autoritetit të shtetit që e ka themelu një Gjykatë të tillë, sepse vet themeluesi i një gjykate të tillë, do të duhej të kishte parasysh rrethana të tilla që mund ta komplikojnë situatën, mirëpo ajo nuk guxon të shkoj në dëm të një viktime, e cila realisht mund të jetë viktimë e shkeljes së drejtat të njeriut sikur në këtë rast”.

I gjithë procesi i cili pritet të nis në tre muajt e parë të këtij viti, të paktën në shkallë të parë, vlerësohet se mund të përfundoj brenda katër vitesh.

Amer Alija nga FDH-ja ka thënë se “Shqyrtimi kryesor deri tek vendimi i shkallës së parë nuk ma merr mendja se do të shkoj më shumë se tre-katër vite, kurse e tërë procedura duke u bazuar në shkallën e dytë, në shkallën e tretë mund të zgjasë më shumë”.

Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, që ka monitoruar gjithë procesin, vlerëson se ai do të jetë më i gjatë për shkak të provave dhe dëshmitarëve të shumtë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit