8.2 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Musa: Heqja e 10 dëshmitarëve nuk e shkurton procesin gjyqësor

- Advertisement -

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se Prokuroria Speciale, nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dhjetë dëshmitarëve në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lidhur me këtë proces ka folur avokati Skender Musa.

Musa në Rubikon të Klan Kosovës tha se heqja e këtyre dëshmitarëve nuk e shkurton shumë këtë proces.

“Më e rëndësishmja është që të ketë gjykim të drejtë. Nuk duhet t’i frikësohen kohës, për shkak se akuzat janë shumë serioze, ka shumë materiale ka shumë dëshmitarë. Edhe 60 dëshmitarë. Vetëm 60 dëshmitarë po të kishin qenë, janë shumë për një proces gjyqësor”, tha Musa në Klan Kosova.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po gjykohen në Hagë nën akuzën për krime të luftës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit