26.2 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Gjykimi i katërshes së UÇK-së, Haradinaj: Dyshoj se do t’ua lejojnë të gjithë dëshmitarët

- Advertisement -

Gjykimi i madh në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së do të rinis javën e ardhshme më 16 korrik. Nasim Haradinaj që vet është i dënuar nga Gjykata Speciale, shprehet skeptik nëse mbrojtjes katërshes së UÇK-së do t’u lejohen të gjithë dëshmitarët e propozuar.

Java e ardhshme do t’i risjellë në sallën e gjyqit.

Sipas planit të trupit gjykues në rastin e ish krerëve të UÇK-së, fillimisht do të mbahet një seancë përgatitore, ku do të vendoset plani i punës sa i përket paraqitjes së çështjes nga mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

Numri dhe radha e saktë e dëshmitarëve që do të dëshmojnë, ende nuk është bërë e ditur.

Për ecurinë e kësaj faze, flet me skepticizëm Nasim Haradinaj.

“Do t’i kufizojë dëshmitarët e mbrojtjes, e flas nga eksperienca e emrave të mëdhej që i kam pasë, si Walker. Disa ka mundësi t’ua refuzojë krejt e mos t’ua pranojë. Ta shohim se si do të shkojë, por unë jam skeptik. Sidomos me anshmërinë e trupit gjykues që është një palë me prokurorinë, e që do duhej të ishte krejt ndryshe”, tha Nasim Haradinaj nga OVL-UÇK-ja.

Adresim të çështjeve problematike përrreth këtij gjykimi ka pasur tek Avokati i Popullit në Kosovë.

Por sipas Naim Qelaj, asnjëra prej tyre nuk është sqaruar nga Gjykata Speciale.

“Kemi pranuar shumë çështje që janë problematike në raport me standardet e përcaktume edhe nga Konventa e Evropiane e të drejtave të njeriut dhe nga instrumentet tjera, që lidhen me trajtimin e të paraburgosurve, në kuptim të respektimit të e drejtës familjare, fshehtësisë së komunikimit që kanë brenda burgut dhe jashtë burgut. Pastaj me sigurinë e provave, barazinë e armëve në procedurë dhe shumë aspekte të tjera që kërkojnë sqarim dhe përgjigje për opinionin publik. Sepse nëse vazhdohet me këtë trend të punës së Gjykatës dhe nuk arrihet t’i jepet përgjigje këtyre shqetësimeve, atëherë natyrisht ka me ra besimi i publikut në këtë Gjykatë”, tha avokati i Popullit.

Në mesin e dëshmitarëve të mbrojtjes janë përmendur akterë ndërkombëtarë të kohës së para, gjatë dhe pas luftës, si William Walker, Bernard Kouchner e Wesley Clark

Të ngjashme

Të fundit