Çështja e Klea Prengës kundrejt Antonela dhe Mariela Berishës ka qenë në qendër të mediave, pasi këto ditë u zhvillua seanca gjyqësore. Sipas postimit të 24-vjeçares në rrjetet sociale, gjyqtarja e çështjes, Migena Laska, ka hedhur poshtë çdo provë të sulmit të dhunshëm të dy motrave ndaj saj.
Klea përmend të gjitha provat e deritanishme si videot e kamerave të sigurisë, mesazhet kërcënuese por edhe vetë sulmi që mund t’i kishte shkaktuar vdekjen, të cilat janë përkthyer në dënime të papërfillshme.
Reagimi:
Është e papranueshme dhe e turpshme që gjyqtarja e rastit tim hodhi poshtë çdo provë të sulmit brutal ndaj meje, përfshirë videon e sulmit të tmerrshëm, për më tepër, avokati im nuk u lejua të përfaqësojë plotësisht interesat e mia gjatë seancës gjyqësore. Dy kriminelet që duhej të ishin pas hekurave, janë të lira me një dënim qesharak për shkak të korrupsionit që tashmë ka kapur sistemin tonë të drejtësisë. Ky vendim është një fyerje për drejtësinë dhe për të gjithë ata që kërkojnë mbrojtje nga ligji. Nuk do të hesht kurrë përballë kësaj padrejtësie.