12.1 C
New York
Tuesday, October 28, 2025

Buy now

Gjykatësi britanik-shqiptarit: Turp që s’punoni në Shqipëri, por përfshiheni këtu në kriminalitet

- Advertisement -

Një shqiptar është dënuar me pesë vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kap me një shumë të konsiderueshme parash, kanabis, kokainë dhe një pasaportë të falsifikuar.

Tofik Jakupi, shqiptari 28-vjeçar baba i dy fëmijëve, u ndalua nga policia britanike pasi u kap me 1,300 paund, më shumë se 6 gram kanabis, 35 pako kokainë si dhe një pasaportë italiane të falsifikuar, pas kontrollin në një makinë që ai e kishte marrë me qira.

Gjykata në Derby tha se Jakupi kishte ndihmuar në ngritjen e një plantacioni kanabisi në Northamptonshire dhe po transportonte një pjesë të drogës drejt Greater Manchester, ku edhe jetonte. Sipas prokurorit Alex Wolfson, i pandehuri i dërgonte fitimet nga trafiku i drogës në Shqipëri për të mbështetur familjen e tij.

Ky nuk është dikush që është i varur nga droga, por një person që shpërndan drogë dhe para si pjesë e një grupi të krimit të organizuar. Ai po udhëtonte në një makinë të shtrenjtë me qira në një autostradë të madhe dhe ishte qartësisht i besuar nga grupi”, u shpreh gjatë seancës gjykatësi Martin Hurst.

Gjykatësi shtoi se Jakupi do të deportohet në Shqipëri pas përfundimit të dënimit.

“Nuk e di nëse je këtu ligjërisht apo ilegalisht, por do të deportohesh pas vuajtjes së dënimit. Ke një familje në Shqipëri dhe është për të ardhur keq që nuk qëndrove atje për të punuar dhe për të ndërtuar atë vend, në vend që të vije këtu për të kryer krime”, përfundoi ai.

Të ngjashme

Të fundit