Suat Ademit iu hap rruga të hyjë në historinë e Fushë Kosovës.
Ai mund të bëhet nënkryetari i parë në këtë komunë, pasi kësaj të fundit iu lëshua drita e gjelbër që në këtë pozitë ta ketë dike nga komunitetet joshumicë.
Në fakt nga kuvendi lokal diçka e tillë u miratua qysh në janar të 2022-ës, por që nuk e kishte marr aprovimin e ministrisë përkatëse, sipas të cilëve nuk po plotësoheshin normat ligjore, meqë komuniteti që Ademi i takon, s’i ka 10 përqind të popullsisë.
Por Gjykata Themelore në Prishtinë, vendosi ndryshe, në favor të egjiptianëve.