13.8 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Gjykata ua cakton nga 30 ditë paraburgim dy serbëve që u arrestuan nën dyshimet për krime lufte

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Zharko Zariqit dhe Momir Pantiqit.

Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer krime lufte në komunën e Istogut gjatë luftës në Kosovë.

Kjo është konfirmuar nga avokatët e tyre Nebojsha Vlaiq dhe Dejan A.Vaqi për Kosovoonline, transmeton Klankosova.tv.

Prokuroria dyshon se Zariq ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë në vitin 1998.

Ai është arrestuar dje në fshatin e tij.

Pantiq, i cili u arrestua dy ditë më parë në Merdarë, akuzohet për përgjegjësi komanduese për disa ngjarje të ndodhura gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, në komunën e Istogut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit