1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Gjykata Themelore në Prizren merr vendimin për ministrin e Kurtit, dyshohet për sulm dhe kanosje

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë që ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, t’i caktohet masa e paraburgimit.

Damkës i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në afat prej një muaji, pasi dyshohet për veprat penale sulm dhe kanosje.

Masë e tillë i është caktuar edhe të pandehurit tjetër që dyshohet se është përfshirë në këtë vepër.

“Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2025 dhe mund të zgjasë deri më datën 09.03.2025. Të pandehurit nuk guxojnë që të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe iu ndalohet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo nuk janë të varur nga të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ndryshe, rasti është konfirmuar ditë më parë nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast ‘Kanosje dhe Sulm’ , Policia ka intervistuar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera”, ka thënë Bytyqi.

Damka është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit