4.1 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Gjykata Supreme e Venezuelës emëron Rodriguez presidente të përkohshme

- Advertisement -

Këshilli Kushtetues i Gjykatës Supreme të Venezuelës ka urdhëruar zëvendëspresidenten, Delcy Rodriguez të marrë rolin e presidentit në detyrë të vendit në mungesë të Nicolas Maduro, i cili u arrestua herët dje në mëngjes në një operacion të forcave amerikane.

Vendimi i gjykatës thotë se Rodríguez do të marrë përsipër “detyrat e Presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës, me qëllim garantimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të kombit”.

Vendimi shtoi se gjykata do ta diskutojë çështjen me qëllim që të “përcaktojë kuadrin ligjor të zbatueshëm për garantimin e vazhdimësisë së shtetit, qeverisjen e qeverisë dhe mbrojtjen e sovranitetit në rast të mungesës së detyruar të Presidentit të Republikës”.

Rodriguez bëri thirrje për paqe dhe unitet në mbrojtjen e vendit pas “rrëmbimit” nga Maduro dhe tha se Venezuela nuk do të jetë kurrë koloni e asnjë kombi.

Të ngjashme

Të fundit