8.4 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Gjykata Speciale sërish s’i njeh festat zyrtare të Kosovës: Hashim Thaçi në seancë më 28 Nëntor

- Advertisement -

Dhomat e Specializuara të Kosovës, sërish, po tregojnë që nuk kanë asnjë lidhje me Kosovën.

Përderisa më 28 nëntor në Kosovë është ditë feste si rezultat i Pavarësisë së Shqipërisë, në Hagë pritet të jetë ditë pune.

Rastësi apo jo, Hashim Thaçit ia caktuan seancën për 28 Nëntor, datë që shënon edhe përvjetorin e daljes publike të UÇK-së.

Kjo do të jetë konferencë përgatitore për gjykim, në procesin ku Thaçi akuzohet për pengim të drejtësisë.

Veç tij, akuzohen edhe Fadil Fazliu, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj e Hajredin Kuçi.

“Gjykatësi i vetëm Kristofer Gosnell në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit ka caktuar konferencën përgatitore për gjykimin dhe konferencën përgatitore për gjykimin të ZPS-së për 28 nëntor, në orën 09:30. Në këtë vendim, Gjykatë Gosnell caktoi afatet 20 nëntor për ZPS-në dhe 24 nëntor për Mbrojtjen për dorëzimin e parashtrimeve për disa pika të rendit të ditës të seancës, përfshirë gatishmërinë e palëve për të filluar gjykimin në javën që fillon më 15 dhjetor”, u tha në njoftim.

Kjo nuk është hera e parë që Gjykata Speciale nuk i respekton festat në Kosovë.

Njëjtë kishte ndodhur kohë më parë, kur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, kishin caktuar seancë.

Pas reagimeve në Kosovë, seanca ishte anuluar.

Për shkeljet e tilla, alarmoi së fundmi Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka realizuar vizitë në Hagë.

Ai ka thënë se në takim me krerët e UÇK-së nuk iu lejua të marrë as shënime.

“Në kuadër të kësaj vizite kemi zhvilluar takim me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Ajo çka mund të them është se e gjithë vizita dhe takimet kanë qenë në monitorim të plotë, në pamundësi të merren shënime dhe në kushte që konsideroj se cënojnë rëndë pavarësinë dhe të drejtën që ka Avokati i Popullit si mekanizëm për parandalim të torturës dhe si institucion kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që të ketë qasje të papenguar në komunikim me personat që ndodhen në paraburgim. Këtë shqetësim do ta ngris edhe në gjykatë edhe mekanizma ndërkombëtar. Gjatë këtij mandait është hera e parë që unë detyrohem të zhvilloj një bisedë me një person të privuar nga liria në formë të tillë dhe që është në kundërshtim me Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut”, deklaroi Qelaj në konferencën për media

 

Të ngjashme

Të fundit