28.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Gjykata Speciale: Mbrojtja kërkon afat shtesë për betejën e fundit

- Advertisement -

Nga e hëna e 9 qershorit, Luka Misetiq, Rodney Dixon, Venkatesfari Alagendra, Geoffrey Roberts dhe tetë avokatë tjerë u mblodhën në Hagë.

Teksa me të zezë mbi të bardhën vunë detajet e fundit të kërkesës për rrëzim të aktit akuzues kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, nisën përgatitjet për betejën e fundit, që është thirrja e dëshmitarëve të tyre.

I kërkojnë gjykatës që afër 25 dëshmitarët e planifikuar t’i ftojnë nga 15 shtatori, sepse Prokuroria ua ka vënë lakun te fyti kur i ruajti provat më të rëndësishme t’i dorëzojë pak para 15 prillit.

Kërkohet po ashtu që të shtyhet konferenca për mbrojtjen nga 21 korriku në 18 gusht, sepse edhe katërshes së UÇK-së u duhen dokumente si nga CIA apo burime tjera ndërkombëtare, që i shfrytëzoi edhe Prokuroria në seanca private.

Jo më shumë se 20 dëshmitarët që synohet të sillen në gjykatoren e Speciales, thirren nga Thaçi e Krasniqi. Selimi dhe Veseli preferojnë të dorëzojnë prova në vend të thirrjes së individëve për t’i mbrojtur karshi Prokurorisë.

Të ngjashme

Të fundit