3.5 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Gjykata Speciale ia mohon familjes së Gucatit vizitën në spital, OVL e UÇK-së i kërkon Qeverisë të ndërhyjë

- Advertisement -

Ish-kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, i është nënshtruar një operacioni ditë më parë, por atij tani i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Gucati aktualisht po qëndron në spital, mirëpo familjarëve të tij nuk po u lejohet ta vizitojnë atë, pas përkeqësimit të gjendjes.

Ndonëse rrethanë e re, ku në shumicën e qendrave të paraburgimit në botë lejohen vizitat e jashtëzakonshme kur të akuzuarit kanë ndonjë probleme shëndetësore, Gjykata Speciale po ia mohon edhe këtë të drejtë të paraburgosurit dhe familjarëve të tij.

Lajmin se nuk e kanë lejuar familjen ta vizitojë dhe t’i qëndrojë afër sot, e ka konfirmuar edhe djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati,

“Po e ndjejm çdo dhimbje tanen ashtu qysh gjithë i kena ndje, po mijëra gjilpëra po na u nguliten në shpirt që me ty nuk jemi. Pasha plagët që i ke në trup që sot prapë tu hapen ka me i vra secila dhimbje e jotja tradhëtaret e Kosovës dhe ata që sot nuk na lejuan të jemi me ty në këto momente të vështria që po kalon dhe të privuan nga liria”, ka shkruar Musli Gucati.

Po e ndjejm çdo dhimbje tanen ashtu qysh gjithë i kena ndje, po mijëra gjilpëra po na u nguliten në shpirt që me ty nuk…

Posted by Musli Gucati on Friday, November 4, 2022

Po ashtu, tani ka reaguar edhe të gjitha organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Dega në Skenderaj.

Organizatat e luftës së UÇK-së i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës, që të reagojë lidhur me “padrejtësitë që po ju bëhen invalidit të luftës dhe familjes Gucati që nuk po e lejon Gjykata Speciale ta vizitojnë familjarin e tyre”.

Një qeveri, e cila shkel mbi gjakun e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë thënë se është mallkim për vendin tonë.

Ky është reagimi i plotë i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Dega në Skenderaj:

Reagim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së

Dega – Skenderaj

Kryetari i OVL-së të UÇK-së Hysni Gucati disa ditë më parë përfundoj një intervenim si pasojë e plagëve që kishte marrë gjatë luftës ndërsa sot iu nënshtrua prapë operacionit pas përkëqësimit të gjendjes shendetësore i cili po përballet në këto momente më dhimbjet që po i vuan po nga plaga e njëjtë.

Qeveria e Kosovës asnjë reagim dhe interesim për gjendjen e shendetësore të invalidit dhe luftëtarit të UÇK-së, dhe padrejtësitë që po ju bëhen invalidit të luftës dhe familjes Gucati që nuk po e lejon Gjykata Speciale ta vizitojne familjarin e tyre.

Një qeveri e cila shkel mbi gjakun e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është mallkim për vendin tonë.

Kryetari OVL-së të UÇK-së:

Emin Lati

Kryetari i SHIL së UÇK-së:

Haki Aruqi

Kryetari i SHFD së UÇK-së:

Brahim Mismi

ReagimOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.Shoqata e Familjeve të…

Posted by Emin Lati on Friday, November 4, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit