Avokati Zahir Hamza ka shprehur bindjen se Gjykata Speciale do të dështojë dhe se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.
Deri tani, nga ecuria e procesit që e kam përcjell, tregon se kjo gjykatë po dështon”.
Të gjitha dëshmitë dhe provat që po administrohen pritet të shpallen të papranueshme, duke bërë që ish-krerët e UÇK-së të dalin të pafajshëm”, ka deklaruar Hamza, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Sipas tij, procesi po dëshmon mangësi të mëdha dhe po shkon drejt rrëzimit të akuzave që rëndojnë mbi udhëheqësit e luftës së UÇK-së.