Gjykata Speciale në mëngjesin e sotëm ka arrestuar Fadil Fazliun, vëllaun e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.
Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Fahri Fazliu i ri, transmeton Demokracia.com
Ai me një postim në Facebook ka bërë të ditur që Fadil Fazliu pritet të dërgohet në Hagë.
POSTIMI I PLOTË:
Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë!
Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babain tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.
Me urdhërë të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë.
Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!🇦🇱
Krenar me ty Bablok!🇦🇱
#LiriakaEmërUÇK.🇦🇱