2.8 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Gjykata shtyn ekzekutimin e tarifave të reja nga ZRrE

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim që ta shtyjë ekzekutimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Në aktvendim thuhet se kjo masë është marrë deri në momentin që Gjykata të vendos me vendim përfundimtar.

“SHTYHET ekzekutimi i vendimit nr.077/22 i datës 09.02.2022 i publikuar më datë 16.02.2022 i të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji me seli në Prishtinë, derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses”, thuhet në një dokument të siguruar nga Front Online, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në lidhje me tarifat e reja të energjisë, ishte Partia Demokratike e Kosovës ajo që e çoi rastin  në gjykatë.

Ndërsa, tarifat e reja të energjisë nga ZRRE u vendosen më 9 shkurt 2022, ndërsa u publikuan më 16 shkurt 2022.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit