Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të mos zhvilluar procedurën e gjykimit në mungesë ndaj 42 të pandehurve për sulmin terrorist në Banjskë, që ndodhi në shtator të vitit 2023.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj vendimit të Themelores dhe se është duke analizuar në detaje arsyetimin e gjykatës dhe bazën ligjore mbi të cilën është mbështetur ky vendim.
“Pas përfundimit të analizës, do të merren të gjitha veprimet ligjore që garantojnë vazhdimin efektiv të ndjekjes penale dhe funksionimin e drejtësisë, përfshirë edhe ushtrimin e ankesës ndaj këtij vendimi.” – kanë deklaruar nga prokuroria, raporton Albanian Post.
Kujtojmë se, Gjykata Themelore Prishtinë, sot ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale për procedim të gjykimit në mungesë të pandehurve në rastin e sulmit terrorist në Banjskë