26.8 C
New York
Monday, August 11, 2025

Buy now

Gjykata në Gjilan: S’ka lëndë aktive, Mefail Shkodra ka qenë tri herë i dënuar në të kaluarën

- Advertisement -

I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra, nuk ka pasur lëndë aktive në Gjykatën Themelore.

Kështu bën të ditur kjo gjykatë përmes një njoftimi.

Sipas evidencës, ai ka qenë i gjykuar më parë në tre raste penale, të gjitha të përfunduara me aktgjykim dënues.

“Në lidhje me rastin e vrasjes së djeshme të ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit, Gjykata Themelore në Gjilan njofton opinionin publik dhe mediat, se ndaj të personit të dyshuar Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë Gjykatë. Ndërkohë, sa i përket dosjes së tij penale, ne bazë të evidencës ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Gjilan, personi Mefail Shkodra ka pasur 3 (tre) lëndë penale dhe të gjitha janë të përfunduara me aktgjykim dënues”, thuhet në komunikatën për media.

Në vitin 2018, thuhet se është dënuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armëve pa leje.

Në vitin 2014, është dënuar për vjedhje të shërbimeve komunale.

Derisa, në vitin 2011 është dënuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

“Në vitin 2018 është akuzuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve, është gjykuar dhe shpallur fajtor dhe është dënuar. Në vitin 2014 është akuzuar për veprën penale vjedhja e shërbimeve komunale, i cili për këtë rast është gjykuar dhe dënuar dhe në vitin 2011 është akuzuar për veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, ku edhe për këtë rast është gjykuar dhe shpall fajtor nga kjo Gjykatë”.

Ndërkaq, për të dyshuarit e tjerë, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, Gjykata ka konfirmuar se nuk figurojnë në regjistrin penal dhe nuk kanë pasur raste të gjykuara apo të papërfunduara në këtë institucion.

Të ngjashme

Të fundit