-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Gjykata merr vendim për njërin nga të dyshuarit për sulmin në Ibër-Lepenc

- Advertisement -

Gjykata Themelore e Prishtinës para pak minutash ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj për një nga të dyshuarit në lidhje me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se njëri nga të dyshuarit në lidhje me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit, ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Më tutje ajo tha se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muajsh.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit