1.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Gjykata merr vendim për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Sali Berishën

- Advertisement -

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së arrestit shtëpiak.

Të dyja kërkesat e bëra, u shqyrtuan të hënën në orën 13:00 nga gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka. Avokatët e Berishës dhe Malltezit, kërkuan masë më të lehtë sigurie për klientët e tyre me pretendimin se në këtë fazë hetimi nuk është e nevojshme kjo masë arresti ndaj tyre.

Berisha dhe Malltezi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit