4.1 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Gjykata merr vendim ndaj dy të miturve të dyshuar për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarve Artiol Abdullahut dhe Elton Kadrit për vrasjen e 18 vjeçarit, Lulzim Zejnullahu.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.

“Është marrë vendimi ndaj tyre, tashmë iu është caktuar masa dhe janë dërguar në mbajtje”, ka thênê ajo.

Si ndodhi ngjarja?

Lulzim Zejnullahu, 18-vjeçar, mbeti i vdekur si pasojë e lëndimeve nga dy të dyshuar të moshës së mitur.

Fejzullahu u dërgua për trajtim në spital, pasi mori lëndime të rënda.

Tashmë i ndjeri vdiq të shtunën, pasi nuk i përballoi plagëve të marra. Në një video të shpërndarë nga mediat, Zejnullahu shihet të jetë goditur me shufër metalike pamëshirshëm nga njëri prej të dyshuarve

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit