1.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Gjykata Kushtetuese shpërblen stafin me dhurata për fundvit

- Advertisement -
Gjykata Kushtetuese ka hapur një tender për blerje të disa dhuratave. Pakot me dhurata jepen për fundvit. Ky tender kap vlerën e 6 mijë eurove.

Stafi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të marrin nga një dhuratë për festa të fundvitit.

Blerja e tyre po bëhet përmes një tenderi në vlerë të 6 mijë eurove.

Sipas njoftimit të shpallur me këto para do të blihen 27 artikuj të ndryshëm të ndarë në 3 grupe.

“Furnizime për fundvit, artikuj ushqimor për nevojat e stafit (60 zyrtarë). Vlera e parashikuar e kontratës: 6,000.00 euro. 27 Artikuj të ndarë në 3 grupe. Çmimi total i peshuar (ofertat do të vlerësohen në bazë të kësaj shume)”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është thënë se secila pako parashihet të ketë vlerën 100 euro.

“Sqarimi 1: Mjetet buxhetore të ndara për këtë pako prej 27 artikujve janë caktuar në shumën prej 100,00 € dhe përafërsisht ekuivalente me çmimin e tregut për sasinë e këtyre 29 artikujve. Nëse kjo sasi nuk përputhet me shumën e caktuar për çdo punëtor do të bëhet rritja apo zbritja e sasive gjatë furnizimit”.

Tregohet po ashtu se punëtorët të cilët figurojnë në listë kanë të drejtë të furnizohen edhe me artikuj tjerë me përjashtim të pijeve alkoolike deri në shumën e paraparë (100.00 €), ndërsa nëse artikujt e tyre e tejkalojnë shumën e paraparë, atëherë diferencën mbi 100.00 € e paguajnë vetë.

Në listën e gjerave që do të blihen për staf nuk mungojnë mishi, pijet, keksët e gjëra të tjera.

“Brinje me asht kg. Lajthti me kripe Emsal. Proshutë e terur rriska Franca 90 gr. Fistekë 140g. Badem 135g. Mish I thatë Kl2 Orex kg Biskota me gjalp 454g. Kek me Çokollatë 400g. Ullinje te zi me vaj Dioren 300gr. Arra indiane (casheës) 130g. Çokolatë 250g. Lëngje frutash 100% 1 L. Kos Rugove 1.3 kg. Çips me shije të ndryshme 130 g Kikirik të pjekur 150g. Pije të gazuara 1.5 L”. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit