6.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Haxhi Shalës në lidhje me paraburgimin

- Advertisement -

Haxhi Shala kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën Supreme, me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e tij themelore me mbajtjen e tij në paraburgim, por që të dyja vendosën kundër tij. Vendim të ngjashëm ka marrë së fundmi edhe Gjykata Kushtetuese.

Ai kishte argumentuar se gjyqtari i procedurës paraprake nuk kishte shqyrtuar ligjshmërinë dhe themelësinë e paraburgimit gjatë paraqitjes së tij të parë më 13 dhjetor 2023.

Madje, sipas Shalës, kjo ishte shkelje e të drejtave të tij për liri e siguri sipas Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.

Paneli e ka konstatuar kërkesën referuese të pranueshme, por megjithatë arriti në përfundim se paraqitja e parë e Shalës ishte kryer në pajtim me Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Paneli gjithashtu ka theksuar se Shala ishte informuar mjaftueshëm për arsyetimin e gjykatësit të procedurës paraprake lidhur me paraburgimin dhe iu dha mundësia të shprehte mendimin e tij.

Duke specifikuar që gjyqtari i procedurës paraprake mund të ishte shprehur më qartë, megjithatë thuhet se vendimi i tij nuk sugjeron se ai anashkaloi aspekte të ligjshmërisë dhe themelësisë së paraburgimit të Shalës

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit