Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim me të cilin ka rrëzuar disa nene të Ligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil, i cili u dërgua për shqyrtim nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas vendimit, Kushtetuesja ka konstatuar se nenet 2, 7 dhe 8 të këtij Ligji nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenit 32 [E Drejta për Mjete Juridike] “në ndërlidhje me paragrafin 2 të nenit 101 [Shërbimi Civil] të Kushtetutës]”.
“Nenet 9, 10 dhe 11 nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 31 [E Drejta në Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës”, thuhet në njoftim.