Politologu Agon Maliqi ka bërë me dije se Gjykata Kushtetuese ka folur qartë.
Ai ka vlerësuar se njëzëri të 7 anëtarwt kanë konstatuar se VV-ja e ka shkelur Kushtetutën me bllokimin e Kuvendit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se çfarëdo përpjekkej e VV-së për të delegjitmia këtë aktgjykim do të jetë i kotë.
“Gjykata Kushtetuese njëzëri – pra të gjithë (7) anëtarët e saj – konstatoi se VV po e shkel kushtetutën me bllokimin e Kuvendit. Poashtu me votë 6-1 urdhëruan që të votohet hapur, si dhe thanë se i njëjti kandidat mund të nominohet vetëm tre herë. Çfarëdo përpjepje populliste për ta delegjitimuar dhe mospërfillur këtë vendim me arsyetimin se aty votoi gjyqtari serb Laban – arsyetim të cilit i dha jetë fatkeqësisht Presidentja me një manovër publike – është i kotë duke qenë se për këtë vendim votuan të gjithë (7) anëtarët e gjykatës ose shumica dërmuese e tyre (6)”, ka shkruar Maliqi.