4.5 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me ankimin e depozituar nga kryedemokrati Sali Berisha, përsa i takon dy masave të para të SPAK ndaj tij, asaj “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”, për të cilat, sipas Berishës, Prokuroria Speciale anashkaloi autorizimin nga Kuvendi.

Sipas interpretimit të ‘Kushtetueses’, SPAK nuk kishte nevojë për autorizimin e Kuvendit, për masat e vendosura ndaj ish-kryeministrit.

Por nga ana tjetër Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Berishës për pezullimin e vendimit të SPAK për ndalim të daljes jashtë shtetit të kryedemokratit, përmes konfiskimit të pasaportës.

Megjithatë, pavarësisht heqjes së ndalimit jashtë shtetit, ish-kryeministri nuk mund të dalë nga banesa për shkak të masës “arrest me burg”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit