34.4 C
New York
Friday, July 25, 2025

Buy now

Gjykata Kushtetuese: Kërkesa e Osmanit është duke u proceduar

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të martën (22 korrik) i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për sqarim rreth situatës pas kalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Të enjten, në një përgjigje për Tëvë1, Kushtetuesja ka bërë të ditur se kërkesa e dorëzuar nga Osmani është duke u proceduar.

Ndryshe, presidentja në konferencën për media, pas dorëzimit të kërkesës ka thënë se ajo është paraqitur pas një situate të paprecedent në jetën institucionale të vendit dhe për qëllim ka qartësimin e pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh.

Osmani, ka theksuar se kërkesa ka karakter preventiv që bëhet për shkak të mbrojtjes së rendit kushtetues të vendit nga pasojat e pariparueshme.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se ka kërkuar edhe masë të përkohshme për pezullimin e rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh, që skadon më 26 korrik.

Të ngjashme

Të fundit